Futboll

Futbollisti kosovar i Shtutgartit synon shkëlqimin në Beograd

Stuttgartin U19 luan kundër Cërvena Zvezdës në Beograd

Futbollisti shqiptar, Eliot Bujupi, është duke treguar sukses të madh në fanellen e Shtutgartit U19, përcjell albinfo.ch.

E rëndësishme për sulmuesin e Kosovës është ta ndihmojë me gola Stuttgartin U19 që ta fitojë ndeshjen e radhës në “UEFA Youth League”. Suttgarti U19 më 27 nëntor luan kundër Cërvena Zvezdës në Beograd të Serbisë.

“Unë jam në formë të mirë dhe pa dyshim që synimi im është të përpiqem të shënoj në çdo ndeshje, kështu që është pa dyshim e mundur ta bëjmë këtë në Beograd. Duhet të ecim përpara si skuadër dhe ta luajmë lojën tonë, sepse kundërshtari definitivisht nuk do ta bëjë të lehtë për ne. Por nëse e bëjmë këtë, jam i sigurt se do të fitojmë. Personalisht, unë gjithmonë përqendrohem në lojën time fillimisht dhe më pas golat vijnë automatikisht”, ka thënë Bujupi për koha.net.
Sulmuesi 18-vjeçar i Kosovës ka shënuar 13 gola nga 15 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual. Së fundi shënoi dy gola të mërkurën ndaj skuadrës italiane, Atalanta U19.

Bujupi shënoi dy gola në fitoren 4:1 të Stuttgartit U19, në kuadër të xhiros së katërt të “UEFA Youth League”.
Të parin e shënoi në minutën e 21-të, kurse të dytin në minutën e 74-t.