Kosova
Marta Kos: Nuk do t’i ndjekim tendencat për shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë
Në një deklartë së fundmi, kandidatja për komisionare të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, sllovenia Marta Kos, ka thënë se është kundër tendencave për shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë dhe se në procesin e dialogut duhet kërkuar një rrugë të re nëse shihet se rruga e deritashme nuk jep rezultate. Ajo i ka thënë këto në një seancë dëgjimore në Komisionin e politikës së jashtme të Parlamentit Evropian, ku ajo duhet të konfirmohet si komisionare e ardhshme.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka marrë edhe një mandat pesëvjeçar, ia ka besuar ish-diplomates Kos procesin e zgjerimit. Këto ditë 26 kandidatë për komisionarë janë duke kaluar në procesin e dëgjimit dhe konfirmimit në komisionet parlamentare.
Kos ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë në duart e përfaqësueses së lartë, Kaja Kallas, por se duke pasur parasysh edhe përvojën dhe njohjen e rajonit, do të jetë e gatshme edhe vetë të bashkëpunojë në këtë fushë në mënyrë që të lëvizet përpara.
“Duhet të lëvizim përpara. Është arritur shumë formalisht deri me tani në dialog. Kemi marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës. Presim që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë me implementim. Nëse gjërat nuk ecin, duhet të gjejmë një rrugë të re. Në kuptimin e thënies së Ajnshtajnit se çmenduria është të vazhdosh të bësh të njëjtën gjë çdo ditë, duke pritur rezultat tjetër. Dua të shoh rezultate të ndryshme. Jam e sigurt se ka rrugë kur ka vullnet”, ka thënë ajo.
E pyetur se çfarë pret nga roli i administratës Trump në rajon dhe për idetë e shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë, nëse kthehen ato ide, Kos ka thënë se ajo nuk do të ndjekë idetë e tilla.
“Çka do të ndodhë pas janarit kur të nisë mandatin presidenti i ri amerikan, mbetet të shohim. Sa u përket ideve që përmendet, ne duhet të bazohemi në atë se çka mund dhe duhet të bëjë Evropa e jo çfarë do të thonë tjerët. Sa i përket shkëmbimit të territorit, jo. Jo, Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t’i ndjekim këto tendenca”, ka thënë Kos.
Ajo është zotuar që të mbajë procesin e zgjerimit si një proces të bazuar në parimin e meritave individuale. Ka thënë se ekziston tash mundësia që Mali i Zi t’i përmbyllë negociatat deri në fund të vitit 2026, ndërsa Shqipëria deri në vitin 2027. Kos ka shtuar se do të insistojë gjatë punës së saj në respektimin e lirive të mediave dhe rolin kyç të shoqërisë civile. Sipas saj, vendet që nuk e respektojnë lirinë e shtypit, nuk kanë vend në BE.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës