Futboll
Katër shqiptarë te Zvicra për ndeshjen ndaj Serbisë
Mësohet se katër shqiptarë: Granit Xhaka, Ardon Jashari, Andi Zeqiri e Albian Hajdari, janë ftuar nga trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, për dy ndeshjet e nëntorit, përcjell albinfo.ch.
Zvicra do t’i luajë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve kundër Serbisë më 15 nëntor në Letzigrund dhe ndaj Spanjës më 18 nëntor në Tenerife.
Mesfushori i Leverkusenit, Xhaka, do t’i udhëheqë “helvetikët” si kapiten.
Jashari e Zeqiri po kalojnë formë të mirë në Belgjikë, te Club Brugge, respektivisht Standard Liege.
E mbrojtësi Hajdari është pikë referente e Luganos këtë sezon.
Zvicra është e fundit me një pikë në Grupin 4 të Ligës A. Serbia është e treta me katër pikë.
Spanja i prin tabelës me 10 pikë, derisa Danimarka ka shtatë.
E-Diaspora
-
“Netët e filmit shqiptar” në 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në Cyrih Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër: "Nëntori Shqiptar" pjesë e festimeve të 80-vjetorit të çlirimit,...
-
Diamant Salihu është nominuar sërish për Çmimin e Madh të Gazetarisë
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
-
Kurti të dielën do të takojë mërgatën në Gjermani
-
Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të refuzojnë kompanitë në Zvicër një shërbim për shtetasit e huaj? Sipas ligjit zviceran, diskriminimi në bazë të kombësisë ose përkatësisë etnike është rreptësisht i ndaluar, por...
-
Edelweiss Air zbulon fluturimet e reja në orarin e saj të verës 2025
-
UBS: Pagat zvicerane ka gjasa të rriten në vitin 2025
-
Zvicra merr një hartë të re tektonike
-
Zvicra lëshon raporte për kërcënimet kibernetike çdo 8.5 minuta