Teatër
Dy shfaqje nga Kosova në Paris
Të dy shfaqjet janë me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt
Një fundjavë e plotë është rezervuar në Paris, në teatrin e mirënjohur Thatre-Studio, në Alfortville, për dy produksionet teatrore të Qendrës Multimedia, “Kthimi i Karl Majit” dhe “The Handke Project”.
Gjithsej katër shfaqje do të jepen në dy termine, më datat 9 dhe 10 nëntor.
“Kthimi i Karl Majit” është prodhim i Qendrës Multimedia në bashkëpunim me Teatrin Volksbuhne të Berlinit, ndërsa është dhënë premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë në tetor të vitit 2020, teksa “The Handke Project” është prodhim i Qendrës Multimedia në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Pergolas dhe Festivalin Mittelfest (Itali), Teatrin e Dortmundit (Gjermani), Teatrin Kombëtar të Sarajevës & Festivalin Scene MESS (Bosnjë e Hercegovinë), ndërsa është dhënë premierë në qershor të vitit 2022.
Të dy shfaqjet kanë pasur turne të suksesshëm në teatro prestigjioze në Gjermani, Itali, Çeki, Rumani, Austri, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, ndërsa këtë herë në një ngjarje të veçantë do të luhen së bashku në Teatrin Studio në Paris.
Të dy shfaqjet janë me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt, ndërsa tek “Kthimi i Karl Majit” luajnë Edona Reshitaj, Adrian Morina, Armend Smajli, Ylber Bardhi e Shpëtim Selmani, teksa tek “The Handke Project” luajnë Arben Bajraktaraj, Ejla Bavcic, Adrian Morina, Anja Drljevic dhe Verona Koxha.
Për më shumë detaje:
https://www.theatre-studio.com/saison/projet-handke-retour-karl-may
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor