Lajme
Kancelari Scholz shkarkon ministrin e financave, krizë në koalicionin e qendrës së majtë
Kriza e koalicionit te qendrës së majtë në Gjermani ka arritur një pikë kritike. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vendosur të shkarkojë Ministrin e Financave, Christian Lindner.
Kjo lëvizje e kancelarit sinjalizon ndarje të thella mes partive të koalicionit qeverisës në Gjermani, të përbërë nga SPD-ja, Të Gjelbrit dhe FDP-ja. Vendimi u konfirmua në mbrëmje (06.11) nga zëdhënësi i qeverisë në Berlin. Kancelari Olaf Scholz dha një konferencë shtypi lidhur me këtë vendim duke shpjeguar situatën e krizës qeveritare lidhur me buxhetin dhe ekonominë dhe mosmarrëveshjet brenda koalicionit. Më 15 janar kancelari do të paraqesë kërkesën për votëbesim në Bundestag.
Christian Lindner, i cili ka kërkuar prej kohësh reforma të thella në ekonomi dhe në politikat fiskale të Gjermanisë, propozon zgjedhje të reja për Bundestagun, duke sugjeruar që koalicioni aktual nuk mund të sigurojë stabilitetin e nevojshëm për vendin. Ai gjithashtu ka kërkuar që të gjitha partitë të dakordohen për një proces të qetë zgjedhor në fillim të vitit 2025./DW
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Rodos, ndërron jetë i riu shqiptar Një 34-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një...
-
Gzim Hasani, në jurinë për zgjedhjen e më të pasurve në kategorinë U30
-
Detaje të reja rreth vetëvrasjes së 33-vjeçarit në Hamburg
-
Elbenita Kajtazi shkëlqen në edicionin e 13-të të “ReMusica”
-
Salzburg: I riu nga Kosova zë vendin e dytë për piano
Jeta në Zvicër
-
Aksident fatal për 93-vjeçarin në Kantonin Glarus Sipas policisë kantonale Glarus, burri po udhëtonte me makinë në drejtim të Weissenberge (GL), mbi Matt,...
-
Zvicër: Mungesa e mjekëve çon në pritje të gjata për pacientët
-
Cilat pjesë të Cyrihut ofrojnë çmimet më të lira të qirasë?
-
Kur do të bie borë në Zvicër?
-
Migros merr vendim politik