Lajme
Reuters: Grenelli mund të kthehet në administratën Trump si këshilltar për sigurinë kombëtare
Richard Grenell mund të marrë pozitën e këshilltarit për sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është pretendenti kryesor nën administratën e Donald Trump, që të mërkurën u zgjodh president i SHBA-së me një diferencë të thellë votash ndaj kandidates së demokratëve, Kamala Harris.
Reuters ka raportuar se Grenell është ndër këshilltarët më të afërt të Trumpit për çështje të politikës së jashtme. Gjatë mandatit të parë katërvjeçar të Trumpit, 58-vjeçari ka shërbyer si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare dhe si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.
Kur Trump ishte takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në shtator, Grenell i qëndronte afër. Ndër qëndrimet që Grenell e ka mbrojtur vazhdimisht ka qenë edhe krijimi i një zone autonome në Ukrainën lindore, për t’i dhënë fund luftës, ndonëse pozicionin e tij Kievi zyrtar e konsideron të papranueshëm.
Grenell ka qenë edhe i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër