Lajme
Zelensky kërkon mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka uruar, po ashtu, Trumpin për “fitoren impresionuese në zgjedhje”.
“Rikujtoj takimin tonë të mrekullueshëm me Trumpin në shtator, kur kemi diskutuar në hollësi për partneritetin strategjik Ukrainë – SHBA, Planin e Fitores dhe rrugët për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës. E çmoj përkushtimin e Trumpit për qasjen për ‘paqe përmes forcës’ kur vjen puna për çështjet globale. Ky është saktësisht parimi që mund të afrojë Ukrainën me paqen. Mezi presim për një epokë të SHBA-së së fuqishme nën udhëheqësinë e Trumpit. Ne llogarisim në mbështetjen e fuqishme dypartiake në SHBA për Ukrainën”, ka thënë Zelensky në X – platformë e njohur më parë si Twitter.
Ai ka thënë se Ukraina, me njërën prej ushtrive më të fuqishme në Evropë, është e përkushtuar për të garantuar paqe afatgjatë dhe siguri në Evropë dhe komunitetin transatlantik, me mbështetjen e aleatëve.
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur në shkurt të vitit 2022. Shtetet e Bashkuara janë lidere në ndihmën që i kanë ofruar Kievit për të luftuar pushtimin rus.
Megjithatë, Trump e ka bërë të ditur disa herë gjatë fushatës zgjedhore, se heziton të ndajë fonde për këtë shtet.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Rodos, ndërron jetë i riu shqiptar Një 34-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një...
-
Gzim Hasani, në jurinë për zgjedhjen e më të pasurve në kategorinë U30
-
Detaje të reja rreth vetëvrasjes së 33-vjeçarit në Hamburg
-
Elbenita Kajtazi shkëlqen në edicionin e 13-të të “ReMusica”
-
Salzburg: I riu nga Kosova zë vendin e dytë për piano
Jeta në Zvicër
-
Udhëheqësit e partive zvicerane shohin mundësi dhe rreziqe në fitoren e Trump Rikthimi i shpejtë i Trump në pushtet ka ardhur si një surprizë për politikanët zviceranë. Shqetësimet...
-
Kërcënim për të shtëna në një shkollë në Aargau
-
Pluhuri potencialisht i rrezikshëm mbulon pjesë të Zvicrës
-
Gzim Hasani, në jurinë për zgjedhjen e më të pasurve në kategorinë U30
-
Duhet të ndryshoni sigurimin tuaj shëndetësor? Rritjet më të këqija në kantonin tuaj