Integrimi

Takim me kandidatët e partive politike për zgjedhjet komunale

Qëllimi i këtij takimi është njohja e kandidatëve nga zgjedhësit dhe sensibilizimi i zgjedhësve mbi rëndësinë e votës së tyre

kuadrin e zgjedhjeve komunale, UPSH ka kontakuar partitë politike aktive në Gjenevë, me qëllim sigurimin e emrave të kandidatëve me origjinë shqiptare në zgjedhjet komunale të 19 prillit.

Fakti se rreth 20 kandidatë komunalë me origjinë shqiptare hyjnë në garën e votimeve, tregon mbi pjekurinë e komunitetit tonë i cili po integrohet gjithnjë e më shumë në rrjedhat politike, sociale e ekonomike të vendit ku jeton.

Kjo gjeneratë merr pjesë aktive në partitë politike të spektrit të majtë e të djathtë.

Kandidatët vijnë nga Partia Socialiste (PS), e Gjelbër (Les Verts), Demokristiane (PDC) dhe Lëvizja Qytetare e Gjenevës (MCG).

Qëllimi i këtij takimi është njohja e kandidatëve nga zgjedhësit por njëherit edhe sensibilizimi i zgjedhësve mbi rëndësinë e votës së tyre.

Kandidatët PS : Gëzim Ilazi, Ismet Kurteshi, Valdete Sopi, Rexhai Xheladini, Leutrim Hebibi , Hysri Halimi, Xhevrije Osmani; Kandidatët Les Verts : Hanumsha Qerkini, Makbule Topalaj, Arta Kryeziu Osmani, Mevlide Malaj, Granit Metushi ; Kandidatët PDC : Mentor Shala, Sami Gashi, Uran Shabani, Remo Ahmeti, Kandidatët e Gauche Meyrin : Sedat Alidemi, Diedon Jashari ; Kandidatët MCG : Rabije Veseli

NB : PLR ka deklaruar se nuk ka kandidatë me origjinë shqiptare në listat e saj elektorale

Takimi mbahet të premten, më 27 mars 2015, ora 18.30

7, Chemin Surinam

1211 Genève 13

Adresse: : Chemin Surinam 7 – case postale 593 – 1211 Genève 13

Tél.022/340.25.77 – facebook : [email protected] – E-mail : [email protected]

Voir aussi d’autres activités sur notre site : http : www.upa.ch