Lajme
Rusia me video të montuara për zgjedhjet në SHBA, FBI bën thirrje për kujdes
FBI-ja ka lëshuar paralajmërim për video të rreme që po qarkullojnë online, të cilat synojnë të hedhin dyshime mbi procesin zgjedhor në SHBA.
Të martën, FBI-ja raportoi se dy video po i nxisnin qytetarët amerikanë të “votonin nga distanca” për shkak të një kërcënimi të lartë terrorist në vendet e votimit dhe për të parandaluar një manipulim të supozuar të votave në disa shtete kryesore, shkruan A2, përcjell albinfo.ch.
Këto video, të montuara për t’u dukur si komunikata të FBI-së ose si raportime të CBS News, synojnë të mashtrojnë publikun. Megjithëse këto video nuk kanë marrë shumë shikime në rrjetin social X, FBI-ja shprehet se qëllimi i tyre është “minimi i procesit demokratik dhe ulja e besimit në sistemin zgjedhor”.
CBS News reagoi duke konfirmuar se videoja që përdor logon e saj është “e falsifikuar”. Nga ana tjetër, BBC Verify zbuloi se përmbajtja e këtyre videove përputhet me materiale të prodhuara nga një rrjet më i gjerë dezinformimi me bazë në Rusi, i cili ka prodhuar qindra materiale të rreme gjatë muajve të fundit. FBI-ja nxit publikun që të jetë i kujdesshëm ndaj përmbajtjeve të tilla dhe të verifikojë burimet përpara se të besojë apo ndajë informacionin online, sidomos në prag të zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra