Lajme
Sfida e rritjes së jetëgjatësisë së baterive të makinave elektrike
Ata që nuk bëjnë dot pa celular, për punë apo edhe për pasion, e dinë mirë rëndësinë e të pasurit gjithmonë në dispozicion një bateri rezervë dhe shpesh kur blejnë një celular të ri, kujdesen ta kërkojnë atë, shkruan focus.it.
Për arsye të ngjashme, të tjerët e dinë se sa e rëndësishme është të drejtosh një makinë me autonomi karikimi sa më të madhe; por përpiquni të mendoni për të ardhmen, kur të gjitha automjetet së pari do të bëhen hibride, pastaj plotësisht elektrike dhe dy nevojat e ndryshme do të bashkohen në mënyrë të pandashme.
Por, sa kohë funksionojnë bateritë e makinave elektrike?
Përgjigjja është mjaft banale: askush nuk e di me siguri!
Po, duket e pabesueshme që markat e kalibrit të ”Toyota”, ”Nissan” dhe ”Chevrolet”, vetëm për të përmendur disa, po synojnë me vendosmëri në këtë drejtim, pa e ditur saktësisht se çfarë i pret, transmeton albinfo.ch.
Në Detroit, në fakt, që nga fundi i vitit 2007, vit në të cilin u prodhuan pjesët e para të baterisë së përdorur, qindra e qindra teste laboratorike janë bërë pa ndërprerje, ku funksionimi i tyre është testuar në kushtet më të ndryshme, nga ngrirja më e ftohtë në vapën më përvëluese, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.
Të dhënat e mbledhura ishin aq inkurajuese sa e shtynë ”Chevrolet” dhe ”Nissan” t’i garantonin për tetë vjet ose 150 000 kilometra garanci.
Në përgjithësi, bateritë e automjeteve elektrike mund të mbështesin nga 1 000 deri në 1 500 cikle karikimi, prandaj, duke marrë parasysh një autonomi mesatare prej 300 kilometrash për çdo karikim, është e mundur të vlerësohet një kohëzgjatje maksimale që mbulon midis 300-450 mijë kilometra.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane Ka gjithnjë e më pak vende parkimi në pesë qytetet më të mëdha zvicerane. Cyrihu, Bazel,...
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur