Lajme

Ndihmë financiare për të rinjtë punëkërkues të Gjenevës

Qyteti i Gjenevës ka nisur një program për të ndihmuar në futjen e të rinjve në fuqinë punëtore.

Ata nën 25 vjeç që jetojnë në qytet dhe kërkojnë punë do të kenë të drejtën e një pagese të vetme prej 1000 CHF në vit.

Paratë mund të përdoren për trajnime, marrjen e patentës së drejtimit, blerjen e rrobave për një intervistë pune ose blerjen e pajisjeve kompjuterike thelbësore, transmeton albinfo.ch.

Për t’u kualifikuar, aplikanti nuk mund të jetë tashmë në një program trajnimi, duhet të ketë një diplomë të shkollës së mesme dhe të shfaqë vështirësi financiare.