Kosova
Tetë vjet nga rasti i Astrit Deharit, Kurti bën homazhe
Kurti dhe anëtarë të tjerë të VV-së të bënë homazhe te varri i Deharit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se janë të gatshëm si Qeveri ta ndihmojnë Prokurorinë e Shtetit për të sjellë drejtësinë pas tetë vjetëve, rreth zbardhjes së rastit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Gjatë homazheve në varrezat e Zllatarit në Prishtinë, kryeministri Kurti ka thënë se “kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas tetë viteve në një formë tjetër, nëpërmjet drejtësisë që mungon”.
“Kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas tetë viteve, në një formë tjetër, nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto tetë vite, katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit, të Astritit, por që të katër dolën në pension, pa e kryer punën. Tash është prokurori i pestë që e ka marr rastin. Dhe si LVV, si Qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm, që ta ndihmojmë me krejt çka mundemi e dimë Prokurorinë e Shtetit për të sjellë drejtësi për Astritin dhe familjen e tij”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, sipas babait të Astritit, deputetit, Avni Dehari, ata që kanë bërë krimin ndaj djalit të tij, edhe sot e kësaj dite mundohen të fshijnë gjurmët e tyre.
Dehari është shprehur se nëse nuk zbardhet ky rast, vërteton se gjyqësia e Kosovës nuk është në nivel.
“Tetë vite, një njeri që ka humbur jetën në një institucion të Kosovës të mos zbardhet e vërteta, për të flet vet, sepse ata që kanë bërë krimin ndaj Astritit dhe drejtësisë në përgjithësi edhe sot e kësaj dite, mundohen të fshehin gjurmët e tyre. Nëse nuk zbardhet ky rast dhe raste të tjera, flet shumë se gjyqësia e Kosovës nuk është në nivel dhe Kosova nuk e meriton të ketë një gjyqësi të tillë”, është shprehur Dehari.
Gjithashtu, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka theksuar se katër prokurorët që kanë pasur në dorë rastin e aktivistit të LVV-së, Deharit, sipas tij kanë dashur të manipulojnë të vërtetën “kinse Astriti ka vdekur në spitalin e Prizrenit”.
“Ky është skandali më i madh, rasti më i dhimbshëm pas përfundimit të luftës në Kosovë. Një mori prokurorësh, kanë dashur të manipulojnë të vërtetën, duke deklaruar rrejshëm, për manipulim të opinionit publik të qytetarëve dhe të tjerëve, kinse Astriti ka vdekur në spital, gjë që dokumenti i spitalit e tregon, që Astriti është dërguar pa shenja jete”, ka theksuar Gashi.
Të pranishëm në homazhe ishin familjar, pjesëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë.
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur