Lajme

Në malet zvicerane janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të larta

Ngrohja globale ka përshpejtuar shkrirjen e akullnajave në Zvicër

Dëmi kolateral i kësaj tendence të ngrohjes është se temperatura në Alpe nuk është mjaft e ftohtë për sezonin, përcjell albinfo.ch.

Për shembull, nëntori ka filluar me rekorde të reja të temperaturës në male: në vend që të bjerë në lartësi më të ulëta, kufiri më i lartë i gradës zero është regjistruar në 4284 metra mbi nivelin e detit.

Një rekord i ri prej 4,8 gradë Celsius u arrit gjithashtu në Jungfraujoch 3,571 metra të lartë, si dhe në Weissfluhjoch 2,691 metra afër Davos (12,7 C).

Temperatura prej 11.9 C u mat në Qafën e Madhe të Shën Bernardit 2,472 metra të lartë në Valais, si dhe në Qafën e Berninës 2,260 metra të lartë në kantonin e Graubünden (13,7 C).