Lajme
Bënë shqiponjën në Beograd, gjykata cakton 30 ditë paraburgim dy shtetasve zviceranë
Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur 30 ditë paraburgim për Bernard C., dhe Ganfranc V., të dyshuar për kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes, racore dhe fetare para Kuvendit të Serbisë.
Paraburgimi i tyre është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes, tha për Tanjug zëdhënësja e gjykatës, Milica Veliçkoviq, përcjell Albinfo.ch.
Sipas kallëzimit penal, Bernard C. ka fotografuar Gianfranco V., me celularin e tij teksa me grushte tregonte shqiponjën dykrenare, duke aluduar në simbolin e “Shqipërisë së madhe”, Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, shpallur më herët.
“Pasi panë policët, Gianfranco u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua në qendër të Beogradit të njëjtën mbrëmje”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se Bernard C, i cili ka nënshtetësi të Zvicrës dhe Kroacisë, pjesërisht i ka pranuar pretendimet e kallëzimit penal gjatë seancës, ndërsa i dyshuari Gianfranco V, shtetas i Zvicrës, është mbrojtur duke heshtur, gjegjësisht ka ushtruar të drejtën e tij ligjore që të mos për të paraqitur një mbrojtje.
Prokuroria pas seancës i ka sugjeruar gjyqtarit për procedurë paraprake ndalimin e të dyshuarve për shkak të rrezikut për arratisje./Albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës