Kosova
ARTE: Kosova dhe ëndrra e saj amerikane
Nëse ka një shtet në Evropë që mban marrëdhënie të sinqerta me SHBA-në, sidomos nga mirënjohja e thellë, është Republika e Kosovës
Televizioni “Arte” ka dhënë një kronikë, në të cilën pasqyrohet qëndrimi, gjegjësisht adhurimi i Kosovës dhe i shqiptarëve në raport me SHBA-në.
Vendi ballkanik, i cili më parë ishte pjesë e Jugosllavisë, fitoi pavarësinë në vitin 2008 pas një procesi të gjatë shkëputjeje nga Serbia, thuhet në emision, transmeton albinfo.ch. Në vitin 1999, NATO ndërhyri ushtarakisht me vendimin e presidentit amerikan, Bill Clinton.
Njëzet e pesë vjet më vonë, shqiptarët e Kosovës, shumica dërrmuese e vendit me 1.6 milionë banorë, mbeten thellësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara.
SHBA konsiderohet çlirimtare dhe dashamirëse e Kosovës.
SHBA-ja është e vendosur përgjithmonë në Kosovë: me bazën e tyre ushtarake Bondsteel, më e madhja në Ballkan, dhe përmes programeve ekonomike dhe arsimore që janë tipike për “fuqinë e butë” (soft power) amerikane. Ekonomia e vendit duhet të zhvillohet përmes arsimit falas dhe elita e saj intelektuale po përthithet tekstualisht nga universitetet amerikane.
Edhe pakica serbe në Kosovë ndihet mirë e mbrojtur nga SHBA-ja, madje edhe më mirë se nga Qeveria e Kosovës, transmeton albinfo.ch. Në kryeqytet, Prishtinë, flamujt amerikanë varen përkrah flamujve të NATO-s dhe evropianëve, por Republika e Kosovës ka të ngjarë të mbetej aleati më i mirë i SHBA-së në Ballkan edhe nëse do të anëtarësohej në BE.
Kronika mund të shikohet këtu:
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor