Zhvillim
Furnizmi me ujë, peng i ndërtimit të rrugëve!
Asfaltimi me të madhe i rrugëve pas luftës ka dëmtuar një segment tjetër të infrastrukturës, furnizimin me ujë! Kosova, e cila ka hyrë në një fazë emergjente të furnizimit me ujë të pijes, vlerësohet të ketë ardhur në këtë situatë për shkak të mungesës së investimeve të mjaftueshme në këtë sektor. Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka filluar tanimë të gjejë alternativa për të tejkaluar gjendjen e krijuar.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë investimet kryesore nga autoritetet kompetente, janë fokusuar në ndërtimin e rrugëve publike, nacionale, rajonale dhe auto-udhëve.
Sipas të dhënave zyrtare në territorin e Republikës së Kosovës ka gjithsejtë 2003 kilometra rrugë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Ndërtimi i infrastrukturës rrugore, për ekspertë të kësaj fushe, ka qenë i domosdoshëm, sepse gjendja e rrugëve në Kosovë ka qenë e shkatërruar, por që, sipas tyre, është dashur të klasifikohen rrugët me interes, kurse ndërtimi i tyre të realizohet me një cilësi më të lartë dhe vazhdimisht të bëhet mirëmbajtja e tyre.
Ilir Berisha, drejtor i departamentit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se sipas të dhënave për vitin 2014, nga 2003 kilometra rrugë, 94 për qind janë të rrugë të asfaltuara, kurse 6 për qind rrugë të paasfaltuara.
“Në bazë të Drejtorisë së Rrugëve të Kosovës, në vitin 2014 janë evidentuar 2003 kilometra, nga to të asfaltuara janë 1883 kilometra – kurse të paasfaltuara janë 120 kilometra”, bën të ditur Berisha.
Nga kjo gjatësi, në kategorinë e rrugëve katër për qind janë auto-udhë, rrugë nacionale – 31 për qind, kurse 65 për qind janë rrugë rajonale.
Krijimi i infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturave tjera është shumë i nevojshëm për Kosovën, por ato, edhe pse janë ndërtuar dhe asfaltuar, duhet të mirëmbahen rregullisht nga organet qendrore dhe ato lokale, thotë Murat Meha, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë, njëherësh kryeshef ekzekutiv në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Meha thotë se kostoja e ndërtimit të rrugëve është e lartë, kualiteti nuk është si i vendeve perëndimore, por megjithatë ai konsideron se infrastruktura rrugore është e nevojshme dhe e pandalshme, por që kërkohet mirëmbajtja e tyre.
“Pse janë rrugët e nevojshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës? Sepse pa infrastrukturë rrugore askush nuk do të mund të vinte të bënte investime të duhura dhe njëkohësisht nevojitet që të sigurohet mundësia e komunikimit të shpejtë të lehtë dhe me shpenzime minimale”, thotë Meha.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik