Lajme
Zvicër: Propozime kontroverse për të ndihmuar të varurit nga lëndët narkotike
Përdorimi i substancave narkotike në hapësirat publike po shkakton shqetësim në rritje në Zvicër. Ish-këshilltarja federale, Ruth Dreifuss, ka një propozim për të ndihmuar të varurit nga droga, siç bëhet me heroinën.
Qytetet e Lozanës, Yverdonit, Gjenevës dhe Chur po përballen të gjitha përdorimin e lëndëve narkotike, me përdoruesit gjithnjë e më të pranishëm në hapësirat publike, gjithnjë e më të varur dhe ndonjëherë edhe agresivë. Përballë kësaj situate, autoritetet po kërkojnë zgjidhje.
Pak ditë më parë, ish-këshilltarja Federale, Ruth Dreifuss, mbështeti idenë e përshkrimit të kokainës, derivat i së cilës është crack për të ndihmuar të varurit nga droga.
Një zgjidhje që mbrohet edhe nga Daniele Zullino, drejtuese e Shërbimit të Varësisë në Departamentin e Shëndetit Mendor dhe Psikiatrisë në HUG. “Është veçanërisht një ide e mirë nëse duam të tërheqim klientët në programet terapeutike. Aktualisht kemi konsumatorë që jetojnë në rrugë. Ne duhet t’i rikuperojmë dhe t’i integrojmë në një farë mënyre në programet terapeutike”.
Por, në Zvicrën frëngjishtfolëse autoritetet mbeten shumë të kujdesshme për këtë zgjidhje, si për shembull, në Yverdon-les-Bains. “Në parim, Yverdon-les-Bains është kundër shpërndarjes së kontrolluar të kokainës […]. Megjithatë, ajo është e interesuar të dijë rezultatet e të gjitha studimeve të kryera gjetkë në këtë zonë”, njoftoi Bashkia e Yverdonit.
Nëse përshkrimi i kokainës është i frikshëm, ia vlen të provohet për Frank Zobel, zëvendësdrejtor i Adiction Switzerland. “Ka probleme me recetën, por ne kemi mjekë që janë specialistë për varësinë në Zvicër. Është Shoqata Zvicerane e Mjekësisë së Varësisë që po e shqyrton këtë çështje. Pra, ne mund ta shikojmë atë dhe ndoshta do të duhet të bëjmë disa analiza. Kjo është ajo që ne kemi bërë gjithmonë në Zvicër kur kemi drejtime të reja në aspektin e politikës së drogës.
Nëse kriza vazhdon, zgjidhja me recetë e kokainës ndoshta mund të shohë dritën vitin e ardhshëm./RTS
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës Nëse planifikoni të udhëtoni me tren për në Gjenevë ose nga Gjeneva nesër ose të dielën,...
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës