Kosova
Prishtinë: Dyshohet se një 14-vjeçare u drogua dhe u dhunua nga pesë persona
Mëngjesin e së dielës dyshohet se disa persona e kanë droguar dhe dhunuar një vajzë të mitur në Prishtinë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një objekt në rrugën “Tirana” në Prishtinë dhe, sipas raportimeve, viktima është një vajzë e moshës 14-vjeçare, e cila ka rrëfyer tek autoritetet se rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një objekt në ndërtim e sipër.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për pesë persona, që dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me viktimën, e të cilët akoma nuk janë identifikuar, raporton Sinjali.
Tutje burimet thonë se të dyshuarit fillimisht e kanë detyruar vajzën të konsumojë substanca narkotike dhe pasi e kanë droguar, dyshohet se e kanë dhunuar.
E mitura është gjetur diku në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor