Kosova
Mërgimtari nga Zvicra investon 7.3 milionë euro në Kosovë
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernw të Zvicrës, dje në prezencë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorit Mentor Latifi, janë nënshkruar kushtet e dakorduara për bashkëpunim dhe investim në vlerë prej 7.3 milionë eurosh që parashihet të investohen në ndërtimin e impiantit të prodhimit të biogasit, nga mërgimtari Fidan Haradini.
Në njoftim thuhet se kapitali i diasporës çdo ditë e më shumë po kanalizohet në projekte të rëndësishme dhe zhvillimore për Kosovën. Ky impiant do të prodhojë 1 MG energji elektrike dhe 1 MW energji për ngrohje, transmeton albinfo.ch.
“Prodhimi i biogasit në Kamenicë, pritet të avancojë e zhvillojë edhe sektorët si bujqesia dhe mbeturinat. Kjo nënkupton që fermerët tanë mund të kenë bashkëpunim të ngushtë me këtë impiant në të ardhmen, përveç investimeve vetanake nga investitori. Në anën tjetër, imipantët e tillë kanë rëndësi të veçantë edhe në tërheqjen e investimeve tjera në industri apo prodhimtari tjera ku kërkohet energji e mjaftueshme, e pavarur, ekonomike dhe stabile. Përveç ndikimeve tjera, impiantët e biogazit kanë edhe qëllime më të gjera ekonomike, të mbështetura dhe të përkrahura nga institucionet dhe organizata ndërkombëtare si BE dhe OKB”, thuhet në njoftim.
Tutje, sipas njoftimit, përfitimet tjera ekonomike nga një impiant i tillë janë edhe:
- Promovimi dhe forcimi i zonave rurale
- Prodhimi i energjisë nga produktet bujqësore dhe plehut të kafshëve
- Uljen e emetimeve të CO2 përmes zëvendësimit të qymyrit, druve, derivateve dhe formave konvencionale të ngrohjes
- Ruajtja e burimeve natyrore
- Forcimi dhe mbështetja e energjive të rinovueshme
- Heqja e nevojës për depozitimin dhe shfrytëzimin e mbetjeve organike dhe
- Minimizimi i emetimeve të gazrave serrë.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor