Lajme
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
Një shtytje për të lehtësuar kërkesat e qëndrimit për marrjen e nënshtetësisë zvicerane dhe një akuzë e re në një rast vetëvrasjeje të asistuar, janë ndër lajmet zvicerane që morën më shumë vëmendje këtë javë.
A mund të shkurtohet periudha e pritjes për nënshtetësinë zvicerane?
Një numër i mjaftueshëm nënshkrimesh është mbledhur në një peticion që kërkon të lejojë të gjithë të huajt që kanë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësinë zvicerane pas pesë vjetësh qëndrimi, në vend të dhjetë vjetëve aktualë.
Ligji duhet të rishikohet, sipas nxitësve të mocionit, sepse rregullat ekzistuese janë shumë strikte.
Aktualisht, qytetarët e BE/EFTA duhet të qëndrojnë 10 vjet në Zvicër me leje B dhe C, përpara se të jenë në gjendje të aplikojnë për natyralizim; shtetasit e vendeve të treta duhet të presin edhe më gjatë.
Legjislacioni i propozuar do të shkurtonte periudhën e pritjes për të dy grupet e të huajve, shkruan thelocal.
Një kthesë e re në polemikën e kapsulës së vdekjes së asistuar
Një hetim është nisur për vdekjen e një gruaje amerikane, e cila ishte personi i parë që përdori grupin e diskutueshëm të vetëvrasjes Sarco që nga inaugurimi i tij në korrik.
Zyrtarisht, ajo vdiq nga asfiksia e azotit, por prokurorët në kantonin e Schaffhausen, ku ajo vdiq më 23 shtator, po hetojnë rrethanat ‘të dyshimta’ të vdekjes së saj.
Kjo për shkak se autopsia zbuloi shenja të pashpjegueshme në qafën e viktimës, të cilat tregonin mbytjen e mundshme si shkak të vdekjes.
Florian Willet, një avokat i organizatës së ndihmuar në vdekje The Last Resort, i cili ishte i vetmi i pranishëm në vend në momentin e vdekjes, është arrestuar nga policia në pritje të hetimeve të mëtejshme, transmeton albinfo.ch.
Deputetët shqyrtojnë një mocion për të ‘ndërruar’ 26 kantone me 10 rajone
Një qytetar privat, Walter Knöpfel, 75 vjeç, paraqiti një peticion në parlament, duke kërkuar shkrirjen e 26 kanuneve të Zvicrës në 10 rajone.
Propozimi aktualisht po shqyrtohet nga Këshilli Kombëtar.
Në të, Knöpfel argumentoi se shpërndarja aktuale gjeografike dhe administrative e kantoneve nuk ka kuptim, sepse “shumë kantone janë thjesht shumë të vogla” për të qëndruar më vete dhe nuk duhet të formojnë qeveritë e tyre dhe entitete të tjera publike, tha ai për mediat zvicerane.
Zvicra i jep azil një shtetasi gjerman
Në një rast të pazakontë që autoritetet zvicerane e quajtën “një përjashtim absolut”, një fëmijë me shtetas gjerman i lindur në Zvicër nga prindër aziatikë mori azil politik.
Nëna e vetme ka marrë azil në Zvicër, por babai jeton në Gjermani dhe është dyshtetësi, që do të thotë se edhe fëmija është gjerman.
Megjithatë, duke qenë se fëmija ka lindur në Zvicër nga një nënë që ka marrë azil, fëmija ‘trashëgoi’ të njëjtin status.
Statistikat e reja tregojnë se sa njerëz të varfër jetojnë në Zvicër – dhe ku
Një studim në mbarë Evropën tregon se 8.7 për qind e popullsisë jeton në varfëri, e cila përkufizohet në Zvicër me 2279 franga në muaj mesatarisht për një person të vetëm dhe 3976 franga në muaj për dy të rritur dhe dy fëmijë.
Ai tregon se shkalla e varfërisë në Ticino është më e larta në Zvicër, me 27.9 për qind të popullsisë vendase në rrezik të varfërisë.
Më pas është e ashtuquajtura Rrafshnalta Qendrore, e cila shtrihet nga liqeni i Gjenevës në jugperëndim deri në liqenin e Konstancës në verilindje.
Aty janë të prekur 22.1 për qind e banorëve.
Kjo normë është 18.8 për qind në zonën e Liqenit të Gjenevës dhe 18.9 në pjesën lindore të vendit.
Në zonën e Cyrihut, 14.7 për qind janë në rrezik të varfërisë dhe 12.6 për qind në Zvicrën qendrore.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut