Lajme
Gjendet i vdekur gjuetari që vrau kryebashkiakun në Austri, dyshohet se bëri vetëvrasje
Gjuetari 56 vjeçar, Roland Drexler i cili po kërkohej në një operacion masiv të policisë
êshtë gjetur i pajetë në një pyll.
Ai po kërkohej prej të hënës kur vrau kryebashkiakun e qytezës dhe një ish-polic në veri të Austrisë.
Autoritetet austriake thanë se operacioni i kërkimit të Rohrbach ka përfunduar pasi “i akuzuari është gjetur i vdekur”.
Sipas rrjetit vendas Heute, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë, ishte gjetur i vdekur në pyll pranë një liqeni. Megjithatë Policia tha se po heton nëse ai ka vrarë veten.
Fillimisht zyrtarët thanë se ngjarja kishte të bënte me konflikte gjuetie në zonë, teksa Drexler ishte vetë gjuetar grackash, i akuzuar nga viktimat për teknika të paligjshme gjahu.
Pas ngjarjes Drexler ishte larguar drejt veriut të Austrisë, ndërsa policia tha se ai kishte ndërmend të vriste dhe rreth 40 persona të tjerë.
Kryebashkiaku 64 vjeçar Franz Hofer u vra më 28 tetor teksa dilte nga shtëpia e tij në Fraunschlag, i qëlluar me një goditje pushke ‘shotgun’ nga Drexler. Ai fillimisht ishte plagosur dhe kishte tentuar të largohej në një fushë, por sulmuesi kishte marrë pushkën e gjuetisë nga makina dhe e kishte qëlluar për vdekje teksa vraponte.
Hofer ishte kryebashkiak që prej vitit 2008 dhe drejtonte rregullat e gjuetisë lokale.
Më pas Drexler kishte shkuar në shtëpinë e ish-policit Joseph Hartl, gjithashtu gjuetar, dhe e kishte ekzekutuar me një plumb të vetëm.
Hartl ishte drejtues i operacioneve lokale të gjuetisë.
Të dy viktimat e kishin raportuar më parë Drexler për shkelje të ligjeve të gjuetisë me ngritje grackash ilegale për kafshët e egra.
Policia tha se edhe të tjerët në listë kishin pasur konflikte të ngjashme me të dyshuarin.
Drexler kishte me vete dy pushkë gjuetie dhe një pistoletë dhe lëvizte me një automjet VW Caddy.
Automjeti i tij ishte gjetur një ditë më parë i braktisur në një zonë pyjore pranë Partenreit thanë autoritetet, sipas The Sun.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve