Kosova

Interlaken: Numër i lartë i mërgimtarëve mirëpritën Kurtin

Pritje e jashtëzakonshme për Kryeministrin Albin Kurti nga bashkatdhetarët në Interlaken të Zvicrës.

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mori pjesë mbrëmë në një tubim në Interlaken të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Numër i lartë i mërgimtarëve ishte në pritje, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj.

https://www.facebook.com/share/v/o3gKrogNYfhZfLG9/?mibextid=WC7FNe

Në videon e postuar nga VV’ja shihet Rahimaj duke ia zgjatur dorën Kurtit.

“Pritje e jashtëzakonshme për Kryeministrin Albin Kurti nga bashkatdhetarët në Interlaken të Zvicrës. Mërgata me Lëvizjen. Lëvizja me mërgatën”.