Futboll
Serbia dënohet me 52 mijë euro, për banerin anti-Kosovës në ndeshjen kundër Zvicrës
Federata e Futbollit të Serbisë është dënuar me 52 mijë euro nga UEFA, për sjellje të pahijshme nga fansat, të cilët i fishkëllyen himnit kombëtar të Zvicrës dhe shpalosën një baner anti-Kosovë.
Sipas njoftimit nga UEFA, paneli i saj disiplinor dënoi Serbinë edhe për diskriminim nga tifozët në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër zviceranëve më 12 tetor, ku mori pjesë presidenti i shtetit Aleksandar Vuçiq në Leskovc.
Ndeshjet midis Serbisë dhe Zvicrës kanë qenë të ngarkuara politikisht vitet e fundit, përfshirë edhe dy Kupat e fundit të Botës, sidomos pasi kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka është me prejardhje nga Kosova, ka shkruar AP.
Duke pasur parasysh rregullat që UEFA ka kundër deklarimeve politike nëpër stadiume dhe ka dënuar Serbinë për “transmetim të (një) mesazhi që nuk është i përshtatshëm për një ngjarje sportive”, transmeton albinfo.ch.
Serbia gjithashtu duhet të kryejë një periudhë prove dyvjeçare. Një shkelje e përsëritur do të bëjë që UEFA të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj për një ndeshje.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor