Lajme
Shkodër: Java Kulturore Austriake
Muzika me bukurinë, magjinë dhe fuqinë e saj për të bërë bashkë njerëzit, mblodhi në sheshin para bashkisë së Shkodrës qytetarët shkodranë të cilët ndoqën një koncert në kuadër të Javës Kulturore Austriake. Ansambli i famshëm “Trachtenkapelle Graz-Wetzelsdorf” i dha Shkodrës një atmosferë të veçantë muzikore, përcjell albinfo.at.
“Ky koncert, nën temën e Ignaz Trollmann-it nga Lovcenbergu, ish-kryekomandant i ushtrisë austro-hungareze në Shqipëri dhe “Qytetar Nderi” i Shkodrës, ishte një homazh i veçantë për lidhjet tona kulturore dhe historike me Austrinë”, shkruhet në faqen online të Bashkisë Shkodër.
Mbrëmja i bëri të pranishmit të ndienin fuqinë e muzikës në ruajtjen e traditave.
Përveç kryeqytetit, aktivitetet e Javës Kulturore Austriake, kanë qenë të pranishme edhe në Shkodër. Në përmbyllje të kësaj jave, në kinemanë “Republika” të Shkodrës do të shfaqet filmi “Alma dhe Oskar”, nga Dieter Berner.
Filmi rrëfen historinë e dy artistëve: Alma Mahler, prej pak kohësh vejushë dhe zonjë e shoqërisë vjeneze, josh “enfant terrible”, e skenës artistike të Vjenës, piktorin e ri Oscar Kokoschka. Ajo që nis si një aventurë seksuale, shumë shpejt kthehet në një histori intensive. Oskari e shikon Almën si muzën e vet, çka i shërben më fort fantazisë së tij mashkullore sesa realitetit.
Por Alma është edhe artiste dhe kompozitore. Fiksimi i Oskarit për ta bërë këtë grua për vete vë në rrezik ëndrrën e saj për t’u bërë e suksesshme. Kështu lind një lojë mes pushtetit dhe varësisë, e cila i çon të dy, Almën dhe Oskarin, në prag të vetëshkatërrimit.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor