Lajme
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës
Zvicra ka deportuar tre shkelës të dënuar ukrainas në vendin e tyre, konfirmoi Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM).
SEM konfirmon kthimin e tre personave të mërkurën me fluturim special. Për arsye të mbrojtjes së të dhënave dhe personalitetit, nuk është e mundur të komunikohen informacione të mëtejshme për këta persona.
Riatdhesimi i tre shkelësve ukrainas është i pari që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022, shkruan Neue Zürcher Zeitung. Është e mundur që këta individë tani të thirren për shërbimin ushtarak.
Tre shtetasit ukrainas u dërguan nga Cyrihu në Poloni me një fluturim special, nga ku pritet të udhëtojnë në Ukrainë me rrugë tokësore, transmeton albinfo.ch.
Asnjë pengesë për kthim
SEM deklaron në këtë drejtim se nuk është e nevojshme të shqyrtohet arsyeshmëria e kthimit të kriminelëve të dënuar të dëbuar nga vendi. Pranueshmëria, d.m.th., çështja nëse personi rrezikon përndjekjen ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, duhet të merret parasysh në vend të kësaj.
Kthimi kryhet vetëm nëse personi në fjalë nuk përballet me këto rreziqe. Në këtë kontekst, inkorporimi i mundshëm në shërbimin ushtarak nuk paraqet pengesë.
Kohët e fundit ka bërë bujë të madhe kthimi në vendin e tyre të origjinës i dy afganëve të dënuar me vdekje. Ky ishte riatdhesimi i parë nga Zvicra që kur talebanët morën pushtetin në gusht 2021. Sipas SEM, këta ishin shkelës që përfaqësonin një problem për sigurinë e brendshme të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani Shqiptari Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani. Nga 1 marsi i vitit...
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20 vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?