Kosova
Cyrih: Kurti takohet me përfaqësues të kompanive nga sektori i teknologjisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vizitën e tij në Cyrih është takuar me kompani të sektorit të teknologjisë e të njohura ndërkombëtarisht si Belimo, Migros, Bühler, PostFinance, Galenika, Xebia, Allianz.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, përgjatë bashkëbisedimeve me drejtues dhe përfaqësues të lartë të këtyre kompanive, Kurti i njohu ata me rritjen ekonomike dhe progresin demokratik të Kosovës, dhe me arritjen e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me shtete EFTA muajin e kaluar, anëtare e së cilës është Zvicra, transmeton albinfo.ch.
“Në takim, kryeministri veçoi sektorin e teknologjisë së informacionit, me infrastrukturën digjitale e cila ka njohur hov të ri përparimi në tri vitet e fundit. Përmendi përhapjen e brezit të gjerë të internetit në të gjithë vendin dhe me teknologjinë 5G, mbi 2000 kompanitë në sektorin e teknologjisë të cilat eksportojnë shërbime edhe jashtë vendit, shërbimet dhe portalet që lehtësojnë qasjen e qytetarëve e realizuar përmes e-Kosova që tashmë ofron mbi 200 shërbime, si dhe mbështetja e të rinjve që angazhohen në këtë sektor përmes trajnimeve profesionale dhe bursave studimore. Ai i ftoi kompanitë që të investojnë në Kosovë, të bëhen pjesë e ekosistemit teknologjik dhe zhvillimor të vendit tonë por edhe pjesë e një mjedisi të mirë të të bërit biznes”, thuhet tutje në njoftim.
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës