Kosova
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën, ku kësaj radhe ai do të udhëtojë drejt Zvicrës.
Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell albinfo.ch.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Zvicër, ju informojmë se këtë të premte, më datë 1 nëntor 2024, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me mërgatën tonë në Zvicër. Bashkë me të do të jenë edhe deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Zvicrës z. Islam Aliaj dhe bashkëpresidenti i Partisë Socialdemokrate zvicerane, njëherazi deputet në parlamentin e Zvicrës, Cédric Wermuth. Adresa dhe ora: Kursaal Interlaken Strandbadstrasse 44, 3800 Interlaken, Pritja 19:30-20:15 dhe Programi 20:15-22:00. Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këtë takim”, thuhet në postim”. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur