Kosova

Hamza takon mërgatën në Cyrih

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, punëtorinë e fundit për hartimin e programit qeverisës e ka zhvilluar me mërgatën në Cyrih të Zvicrës.

Hamza ka theksuar se dëshiron ta përfshijë mërgatën në qeverisje me ide dhe sugjerime konkrete të cilat do të ndihmojnë që ta bëjnë Kosovën më të mirë.

“Kam ardhë në Cyrih për ta bërë një punëtori bashkë me juve. Si Kryeministër i ardhshëm, për të ju dëgjuar se çka mundem unë të bëjë për diasporën. Diaspora nuk është vetëm për të votuar dhe për të dërguar para në Kosovë. Prandaj, unë do ta bëjë një program bashkë me juve si ta përfshijmë diasporën në qeverisje. Po dua me pa se çka është mirë në Zvicër që do të kishit mund ta bënit në Kosovë”, ka thënë ai.

Hamza u zotua se si bartës i listës për zgjedhjet nacionale, do të përfshijë kandidatë të mjaftueshëm prej mërgatës për të garuar për zgjedhjet e ardhshme.