Kosova
Sveçla takon të dërguarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, flasin për kontrollin e mallrave serbe në Kosovë
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka takuar të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Ata kanë diskutuar mbi masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat që futen nga Serbia, në pikën kufitare të Merdarit.
Sveçla ka shkruar se ky vendim po zbatohet me përkushtim, me qëllim të sigurisë së vendit “dhe në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve ‘X’”.
“Diskutuam për ecurinë e takimit të fundit të Procesit të Berlinit dhe rikonfirmova përkushtimin tonë si palë aktive për angazhim të mëtejmë në kuadër të këtij procesi. Biseduam po ashtu për masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallërat që hyjnë nga Serbia në pikën kufitare në Merdarë. Zyrtarët tanë shtetëror po e zbatojnë këtë vendim me përkushtim me qëllim të garantimit të sigurisë së vendit tonë deri në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve ‘X’ që do të lehtësojnë edhe punën e tyre edhe pritjet në pika kufitare. Falënderova z. Sarrazin për angazhimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme.
Me qëllim që Kosova të merrte pjesë në takimet e CEFTA-s e të Procesit të Berlinit, institucionet e Kosovës kanë vendosur javë më parë që të lejohet futja e mallrave serbe nëpërmjet pikës kufitare të Merdarit.
E-Diaspora
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, punëtorinë e fundit për hartimin e...
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
-
Florida Doçi, pjesë e inteligjencës artificiale në produktet e Microsoft
-
5 vajza shqiptare, konkurrente në “Deutschland sucht den Superstar”
-
Leutrim Aliji Interpreton Zadenë dhe Beethoven-in në Horgen
Jeta në Zvicër
-
Vinjeta e re e autostradës e gatshme për vitin 2025 Vinjeta e autostradës për vitin 2025 do të jetë portokalli, duke e dalluar qartë nga dizajni...
-
Pse liqeni i Gjenevës lëshon sasi të mëdha të dioksidit të karbonit?
-
Këshilli Federal dëshiron të rrisë dhurimet e ushqimeve të “skaduara”
-
Ekspertët janë pesimistë për perspektivën ekonomike të Zvicrës
-
Zvicër: Shënohet ulje e mirëqenies sociale për njerëzit nga vendet jo anëtare të BE-së