Kosova
Ministri zviceran i ekonomisë, Parmelin, do të presë kryeministrin Kurti
Në qendër të këtij takimi janë negociatat e përfunduara së fundmi me sukses për marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet vendeve të EFTA-s dhe Kosovës
Më 1 nëntor 2024, këshilltari federal (ministri) Guy Parmelin do të presë Albin Kurtin, Kryeministrin e Republikës së Kosovës. Në qendër të këtij takimi janë negociatat e përfunduara së fundmi me sukses për marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet vendeve të EFTA-s, transmeton albinfo.ch.
Më 26 shtator 2024, vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) dhe Kosova përfunduan në Prishtinë negociatat e tyre për një marrëveshje të tregtisë së lirë, dhe Kosovës, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës. Prandaj kjo temë do të jetë në fokus të takimit.
Marrëveshja mbulon, ndër të tjera, fushat e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, pronësinë intelektuale dhe zhvillimin e qëndrueshëm si dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.
Krahas marrëveshjes së tregtisë së lirë dhe zbatimit të saj, bisedimet përfshijnë edhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik në sektorin B2B (business-to-business) dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.
Në vitin 2023, vëllimi tregtar ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës ishte 137 milionë franga zvicerane, sipas Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare (BAZG), përcjell albinfo.ch. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Zvicra është renditur e dyta për sa u përket investimeve të huaja direkte në Kosovë në vitin 2023 me 1.05 miliardë euro, ndërsa investimet e Kosovës në Zvicër arritën në 44.4 milionë euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













