Lajme
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me komunitetin shqiptar në Nju Jork, përcjell albinfo.ch.
Ky është takimi i parë që Rama zhvillon në Diasporë, pas miratimit të Votës së Diasporës.
Në takimin e ditës së sotme Rama tha se vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë është përmbushur tashmë dhe se në zgjedhjet e 2025, qytetarët tanë kudo që janë, do mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Shqipëri.
Ai u kërkoi votën bashkatdhetarëve në SHBA, me premtimin që Shqipëria të bëhet vend anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Evropian në 2030.
“Kjo është një ditë shumë posaçme për mua, që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetar përtej oqeanit, as si qytetar me të drejtë vote në Shqipëri, por tanimë edhe si votues për mundësinë e marrjes pjesë në zgjedhje nga këtu, në Amerikë. Ky është një premtim i mbajtur dhe jam sot, bashkë me disa kolegë të mi, për t’ju thënë se në pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga Amerika për të bërë Shqipërinë 2030, anëtare të BE dhe për ta ngritur bashkë me ju flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemali në Bruksel. Për ta ngritur bashkë me ju flamurin e Skënderbeut në Bruksel krah për krah gjithë flamujve të tjerë te familjes europiane, që historia gjithmonë na ka penguar ti bashkohemi. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve”, tha ai.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor