Portrete të firmave
Topografia korneale dhe diagnostikimi multifunksional me MS-39 –standard i ri botëror
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/10/pic_ms-39_front_closeup_2022-09-klein-587x391.jpg)
MS39 është një product (aparaturë diagnostikuese )nga kompania gjermane Schwind, një kompani e specializuar në teknologjinë oftalmologjike, veçanërisht në fushën e kirurgjisë refraktive. MS39 është i njohur për karakteristikat e tij të shumë të avancuara, të dizajnuara për të përmirësuar saktësinë dhe sigurinë e operacioneve të syve.
Ms 39 është në krye të listës sëe aparaturave për analiza të avancuara të segmentit të përparmë duke kombinuar topografinë korneale të bazuar në OCT. Gjë që mundëson një diagnostimin tejet të saktë në rastet e indentifikimit të keratokonus, progredimit të tij, poashtu edhe indentifikimit të shumë problemeve të ndryshme të kornesë.
Tani me këtë aparaturë mund ta gjeni edhe në Kosovë , saktësisht në klinikën Kubati ku tash e sa vite kjo klinikë ecë me kohën duke ndërthurur njohurinë e mjekëve me teknologjitë e fundit botërore. E gjithë kjo që pacientët ta kenë më të sigurtë diagnostikimin dhe poashtu ta kenë më të lehtë qasjen në këto aparatura pa pasur nevojë të shkojnë jashtë shtetit.
Kornea është pjesa më e përparme, e tejdukshme, e syrit (“xhami i syrit”). Ajo përbëhet nga disa shtresa me dimensione mikrometrike. Me SCHWIND MS-39, këto shtresa mund të ekzaminohen veçmas nga njëra- tjetra, gjë që mundëson ekzaminimin dhe diagnostikimin e saktë të shumë patologjive korneale siq është Keratokonus-i. Përmes këtij sistemi teknologjik, gjithashtu, bëhet përcaktimi i veçorive të caktuara të kornesë, për të mundësuar përzgjedhjen e pacientëve të cilët mund t’i nënshtrohen në mënyrë të sigurt intervenimeve laserike për largimin/eliminimin e dioptrisë.
Përveç imazheve me rezolucion të lartë të kornesë, SCHWIND MS-39 ofron detaje imazherike të strukturave të tjera të syrit si: këndi iridokorneal, irisi dhe thjerrëzat. Në këtë formë gjetjet, rezultatet dhe diagnoza përfundimatare janë unike për pacientin, gjë që e bën trajtimin laserik edhe më të sigurt/gjë që e zvogëlon në masë të madhe paraqitjen e komplikimeve gjatë dhe pas trajtimit laserik.
SCHWIND MS-39 ofron opsionin e përcaktimit të pranisë së aberracioneve të kornesë dhe matjen e nivelit të tyre. Këto aberracione janë parregullsi, të vogla, të kornesë të cilat ndikojnë në fokusimin e rrezeve të dritës në retinë (shtresën e thellë të syrit). Me SCHWIND MS-39 mund të bëhet dallimi mes pjesës së përparme dhe asaj të pasme të kornesë. Përveq diagnostikimit të patologjive, kjo mundëson përdorimin e hartave dhe grafikoneve për informimin e saktë dhe të detajuar të pacientëve rreth gjendjes së syve të tyre.
Llogaritja e IOL (lenteve intraokulare)
Lentet intraokulare janë thjerrëza të cilat implantohen brenda syrit, te rastet e operimit të kataraktës (perdës së syrit). MS-39 përdor teknologjinë e gjurmimit të rrezeve, për të bërë llogaritjen e saktë të lenteve intraokulare, të përshtatshme dhe të individualizuara për pacientin. Kjo teknologji mund të përdoret te pacientët për planifikim të trajtimit pavarësisht a i janë nënshtruar apo jo intervenimeve laserike për eliminimin e dioptrisë.
Biometria e lenteve
Trashësia e lenteve kristalore (thjerrëzave natyrale në brendi të syrit) dhe pozicioni i tyre në sy mund të përcaktohen saktësisht për të mbështetur përsosjen e llogaritjes së IOL.
Ekzaminimi i glaukomës
Glaukoma është dëmtimi i nervit optik (nervi i syrit – i cili i dërgon imazhet nga syri drejt trurit), nga një grup sëmundjesh, të cilat në shumë raste lidhen me ngritjen e tensionit të syrit. MS-39 ofron matjen e një numri të konsiderueshëm të parametrave, të cilët i ndihmojnë specialistët e glaukomës në arritjen e një diagnoze të saktë.
Pupilografia
Kjo aparaturë përmbanë funkcione të integruara, të cilat bëjnë matjen e diametrit të bebëzës së syrit (zgjerimin dhe ngushtimin e saj), në intensitete të ndryshme të ndriçimit. Të dhënat e sakta në lidhje me qendrën dhe diametrin e bebëzës janë thelbësore për planifikimin dhe kryerjen e shumicës së trajtimeve laserike.
Analizat e “syrit të thatë”.
Teknologjia Placido lejon analizën e gjendjes së filmit/shtresës së lotit. Këto të dhëna e lehtësojnë diagnositkimin dhe më pas menaxhimin adekuat të pacinetëve me simpotma të “syrit të thatë”.
Të dhëna specifike:
- Standarde të Larta të Sigurisë: Sistemi është i dizajnuar me karakteristika të shumta sigurie për të minimizuar rreziqet gjatë operacionit, duke e bërë atë të përshtatshëm për një gamë të gjerë pacientësh.
- Integrimi me Sisteme të Tjera: MS39 shpesh mund të integrohet me pajisje të tjera oftalmologjike, duke përmirësuar funkcionalitetin dhe rrjedhën e përgjithshme të trajtimit.
Kubati ka një reputacion për inovacion në teknologjinë e kirurgjisë së syve, dhe produkte si MS39 reflektojnë angazhimin e tyre për të qenë në hap me trendet botërore teknologjike dhe për të avancuar në rezultatet diagnostike, kirurgjikale dhe kënaqësinë e pacientëve.
/Shkrim i spozorizuar/
E-Diaspora
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës Vjenë, 14 shkurt 2025: Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ në bashkëpunim...
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
-
Zyra e Migracionit lejoi të kthehet në Zvicër kosovarin e dënuar shumëfish
Jeta në Zvicër
-
Binaghi: Historia ka treguar se Zvicra është një vend me njerëz të lumtur Në një intervistë për RSI, historian Maurizio Binaghi njëherësh edhe profesor në Liceo di Lugano 1,...
-
Shoferët në disa kantone paguajnë më shumë për shërbimet zyrtare të automjeteve
-
Cyrihu refuzon të lejojë vdekjen e asisituar në institucionet shëndetësore private
-
Qeveria zvicerane do të përpiqet të rikuperojë shkeljet e papaguara të trafikut të kryera nga turistët e huaj
-
Më pak qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar marrin leje pune në Zvicër