Lajme
Shqiptari që dyshohet se vrau njê ukrainas në Itali kërkohet në Zvixër
Në kërkim urgjent është shpallur 40-vjeçari shqiptar me histori të gjatë të veprave penale të drogës, grabitjeve dhe tentativës për vrasje. Burri thuhet se ka vrarë një 46-vjeçar ukrainas pa adresë fikse në qytetin verior italian të Saronnos të dielën.
Policia italiane tani beson se vrasësi ka kaluar kufirin për në Zvicër menjëherë pas krimit, para se të identifikohej, raportojnë mediet zvicerane transmeton albinfo.ch.
Autoritetet hetimore italiane janë të sigurta se autori dhe viktima nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Hetuesit supozojnë se një debat i parëndësishëm e ka shtyrë shqiptarin e dhunshëm të nxjerrë armën që mbante dhe të vriste viktimën me dy të shtëna në gjoks.
A është ai në Ticino?
Vrasësi u identifikua duke përdorur kamerat e një sistemi të mbikqyrjes me video, me ndihmën e pamjeve të mëtejshme të kamerave të mbikqyrjes, karabinierët tani po përpiqen të rindërtojnë rrugën e tij të arratisjes. Siç raporton “Tio Online”, 40-vjeçari ka gjasa të jetë në kantonin Ticino në atë kohë. Siç raporton portali italian “Malpensa”, edhe shqiptari konsiderohet i pastrehë, përcjell albinfo.ch. Thuhet se një pjesë të kohës ai ka jetuar në një ndërtesë të braktisur dhe të rrënuar në Cairate.
Ai e përdori vendin si “strehë”. Megjithatë, kur policia kontrolloi ndërtesën të hënën, burri nuk ishte më aty.
E-Diaspora
-
Leutrim Aliji Interpreton Zadenë dhe Beethoven-in në Horgen Horgen, 13 nëntor 2024 – Shkolla e Muzikës në Horgen do të presë një recital të...
-
Hapet edhe një shkollë për mësim plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Një tjetër zë i bukur shqiptar në “DSDS” Gjermani
-
Art Fair Lozanë: Ramë Dardania prezanton veprat e tij të artit në Panairin Ndërkombëtar
-
Elbenita Kajtazi dhe Saimir Pirgu shkëlqejnë me performancën e tyre në skenën e Shtëpisë së Operës në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Pak shanse për më shumë transparencë tatimore E majta dëshiron të shfuqizojë sekretin bankar vendas dhe të ristrukturojë financat federale. Konservatorët janë kundër....
-
Sektori i turizmit zviceran pret rritje këtë dimër
-
Posta në Zvicër vazhdon të mbyllë degët e saj
-
Në një burg në Zvicër, myslimanëve iu është dhënë mish derri pa iu treguar
-
Zvicër: Vendpushimet e para të skive hapen këtë fundjavë