Lajme
Stufat me gaz shkaktojnë vdekjen e më shumë se 40,000 njerëzve në Evropë çdo vit
Rreth 40,000 evropianë vdesin çdo vit për shkak të ndotjes që emetohet nga sobat e gazit. Gazet e dëmshme nga sobat me gaz janë të lidhura me sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, sipas një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE.
Ekspertët paralajmërojnë se publiku nuk është mjaftueshëm i vetëdijshëm për rreziqet. Mesatarisht, përdorimi i sobave me gaz shkurton jetën e njerëzve që i përdorin me gati dy vjet. Sipas tyre, 36,031 vdekje të parakohshme çdo vit janë nga sobat e gazit në BE dhe pothuajse 4,000 në Mbretërinë e Bashkuar.
Studimi mori parasysh vetëm efektet e dioksidit të azotit, jo gazeve të tjera si monoksidi i karbonit dhe benzeni. Stufat me gaz lëshojnë substanca të dëmshme që çojnë në procese inflamatore në traktin respirator.
Çdo e treta familje në BE përdor gaz, dhe në Britaninë e Madhe 54 për qind. Përqindja është edhe më e lartë në disa anëtarë të BE-së, si Italia, Holanda, Rumania dhe Hungaria – mbi 60 për qind.
BE-ja ka shtrënguar rregullat për cilësinë e ajrit të jashtëm, por nuk ka vendosur standarde për cilësinë e ajrit të brendshëm. BE-ja po kërkon gjithashtu të heqë gradualisht sobat me gaz dhe t’u ofrojë njerëzve para për ta bërë më të lehtë kalimin në një opsion më të shëndetshëm.
E-Diaspora
-
Leutrim Aliji Interpreton Zadenë dhe Beethoven-in në Horgen Horgen, 13 nëntor 2024 – Shkolla e Muzikës në Horgen do të presë një recital të...
-
Hapet edhe një shkollë për mësim plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Një tjetër zë i bukur shqiptar në “DSDS” Gjermani
-
Art Fair Lozanë: Ramë Dardania prezanton veprat e tij të artit në Panairin Ndërkombëtar
-
Elbenita Kajtazi dhe Saimir Pirgu shkëlqejnë me performancën e tyre në skenën e Shtëpisë së Operës në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari që dyshohet se vrau njê ukrainas në Itali kërkohet në Zvixër Në kërkim urgjent është shpallur 40-vjeçari shqiptar me histori të gjatë të veprave penale të drogës,...
-
Pak shanse për më shumë transparencë tatimore
-
Sektori i turizmit zviceran pret rritje këtë dimër
-
Posta në Zvicër vazhdon të mbyllë degët e saj
-
Në një burg në Zvicër, myslimanëve iu është dhënë mish derri pa iu treguar