Zhvillim

Zvicra do të ndihmojë punësimin e të rinjve në Ohër

Rritja e punësimit në sektorin privat është qëllimi i projektit të financuar nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Projekti është planifikuar të zbatohet nga Fondacioni zviceran për Bashkëpunim Teknik në pesë vjetët e ardhshëm në Ohër.

Projekti do të realizohet në sektorët e turizmit, hotelerisë dhe industrisë kreative, sipas një metodologjie të zhvillimit në Universitetin e St. Gallen, Zvicër.

Do të përqendrohet në zhvillimin dhe rritjen e kompanive përmes qasjes në tregje të reja, duke përmirësuar sektorin e arsimit dhe aftësive dhe përmirësimin e politikave rregullative për rritjen e kompanive të sektorit privat.

Buxheti i projektit arrin në 6.5 milionë franga zvicerane dhe zbatimi pritet të fillojë në mes të prillit.