Kosova
Kurti takon përfaqësuesin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, flasin për marrëveshjet e Procesit të Berlinit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, wshtw takuar tw martwn me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në Rezidencën e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Pjesë e diskutimit ishin forcimi dhe avancimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, bashkëpunimi rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit si dhe çështjet aktuale.
Kryeministri uroi Përfaqësuesin Special Manuel Sarrazin për një samit të suksesshëm në 10-vjetorin e Samitit të Berlinit këtë muaj, ku u nënshkrua një marrëveshje e re për qasje në studime, deklarata për Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2025 – 2028 si dhe deklaratat e përbashkëta për fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal, për qasjen dhe bashkëpunimin në infrastrukturën e kërkimit dhe inovacionit dhe atë për standardet rajonale të ekzaminimit investimeve të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor.
Ai nënvizoi rëndësinë e fokusimit në zbatimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar. Në këtë drejtim Kryeministri theksoi se pas vendimit të Kosovës që qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të mund të udhëtojnë me letërnjoftime në Kosovë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, është e rëndësishme që të punohet që Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me ID ashtu që të mundësohet zbatimi i plotë i marrëveshjes.
Në lidhje me kohën e pritjes në pikën kufitare në Merdarë, kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të procedurave të lajmëruara me rastin e ndryshimit të masës së sigurisë deri në operacionalizimin e skanerëve me rreze X, si dhe foli për mobilizimin që kanë bërë institucionet e Republikës së Kosovës në këtë drejtim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leutrim Aliji Interpreton Zadenë dhe Beethoven-in në Horgen Horgen, 13 nëntor 2024 – Shkolla e Muzikës në Horgen do të presë një recital të...
-
Hapet edhe një shkollë për mësim plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Një tjetër zë i bukur shqiptar në “DSDS” Gjermani
-
Art Fair Lozanë: Ramë Dardania prezanton veprat e tij të artit në Panairin Ndërkombëtar
-
Elbenita Kajtazi dhe Saimir Pirgu shkëlqejnë me performancën e tyre në skenën e Shtëpisë së Operës në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari që dyshohet se vrau njê ukrainas në Itali kërkohet në Zvixër Në kërkim urgjent është shpallur 40-vjeçari shqiptar me histori të gjatë të veprave penale të drogës,...
-
Pak shanse për më shumë transparencë tatimore
-
Sektori i turizmit zviceran pret rritje këtë dimër
-
Posta në Zvicër vazhdon të mbyllë degët e saj
-
Në një burg në Zvicër, myslimanëve iu është dhënë mish derri pa iu treguar