Kosova
Arrestohet 26-vjeçari kosovar, mashtronte gjermanët përmes një call center
Në një operacion të përbashkët mes autoriteteve të sigurisë në Kosovë dhe Zyrës së Policisë Kriminale Shtetërore të Baden-Württemberg (LKA BW) wshtw goditur një rrjet mashtruesish që veprojnë ndërkombëtarisht.
Kjo kompani operonte nga një qendër e thirrjeve në Kosovë dhe e specializuar në skemën e mashtrimit të njohur si “mashtrimi i rimëkëmbjes”.
Kjo formë mashtrimi u drejtohet veçanërisht njerëzve që tashmë kanë pësuar humbje përmes platformave mashtruese të investimeve në të kaluarën. Autorët pretendojnë se veprojnë në emër të autoriteteve të mbikëqyrjes financiare për të rimbursuar viktimat për paratë e humbura në këmbim të pagesës së një komisioni paradhënie. Megjithatë, në realitet, viktimat nuk marrin asnjë rimbursim dhe dëmtohen sërish financiarisht. Përkundër punës intensive parandaluese të policisë në Gjermani, qendra e thirrjeve që tashmë është çmontuar vetëm ka shkaktuar dëme prej të paktën 650 mijë eurosh.
Më 24 tetor 2024 është kontrolluar qendra e thirrjeve me pjesëmarrjen e oficerëve të LKA BW në Kosovë.
U arrestua drejtuesi i dyshuar i call center-it, një 26-vjeçar kosovar dhe u sekuestruan prova të shumta dhe disa armë zjarri pa leje.
Me këtë masë, autoritetet kanë arritur që rrjetit ndërkombëtar të mashtrimit t’i heqin bazën për krime të mëtejshme derisa vazhdon vlerësimi i provave dhe hetimet.
E-Diaspora
-
Leutrim Aliji Interpreton Zadenë dhe Beethoven-in në Horgen Horgen, 13 nëntor 2024 – Shkolla e Muzikës në Horgen do të presë një recital të...
-
Hapet edhe një shkollë për mësim plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Një tjetër zë i bukur shqiptar në “DSDS” Gjermani
-
Art Fair Lozanë: Ramë Dardania prezanton veprat e tij të artit në Panairin Ndërkombëtar
-
Elbenita Kajtazi dhe Saimir Pirgu shkëlqejnë me performancën e tyre në skenën e Shtëpisë së Operës në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari që dyshohet se vrau njê ukrainas në Itali kërkohet në Zvixër Në kërkim urgjent është shpallur 40-vjeçari shqiptar me histori të gjatë të veprave penale të drogës,...
-
Pak shanse për më shumë transparencë tatimore
-
Sektori i turizmit zviceran pret rritje këtë dimër
-
Posta në Zvicër vazhdon të mbyllë degët e saj
-
Në një burg në Zvicër, myslimanëve iu është dhënë mish derri pa iu treguar