Lajme

Programi “Hendbolli na bashkon” në Zvicër

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe ajo e Zvicrës kanë nisur bashkëpunimin për zhvillimin e hendbollit te fëmijët shqiptarë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Programi “Hendbolli na bashkon” do të fillojë në nëntor në Zvicër dhe ka për qëllim të bashkojë veçanërisht fëmijët shqiptarë dhe familjet e tyre.

https://www.handball.ch/de/partizipation/handball-verbindet-uns/?fbclid=IwY2xjawGNeahleHRuA2FlbQIxMAABHb6GFtOpyPWVmBsZcizQiJOKgwdWBVBWffwalyWbA2vWo8vPhbyb9kJmqQ_aem_V5u0xkLH6PDL5azCl5ZBJg

Programi ofron stërvitje dhe turne hendbolli në katër aktivitete dhe synon të ngjallë interes dhe argëtim për sportin e hendbollit te komuniteti shqiptar. Këto evente drejtohen nga lojtarë dhe trajnerë profesionistë të hendbollit nga komuniteti shqiptar në Zvicër.

Në këto evente mund të marrin pjesë djemtë dhe vajzat e moshës 6-12 vjeç, planifikuar të mbahen sipas orareve në vijim:
E shtunë, 2 nëntor 2024, palestra Sandgruben në Bazel, 9 deri 11.30h
E shtunë, 2 nëntor 2024, gjimnazi Schönenwegen, St. Gallen, 9 deri 11.30h
E shtunë, 9 nëntor 2024, në sallën sportive Utenberg në Lucern, 9 deri 11.30h
E shtunë, 9 nëntor 2024, Schachenhallte Suhr/Aarau, 9 deri 11.30h
Për më shumë informata: