Lajme
Kosova Triumfon në Sing for Gold – The World Choral Cup, Barcelona 2024
Kosova ngre lart flamurin me dy çmime prestigjioze në “Sing for Gold – The World Choral Cup” të mbajtur në Barcelonë!
Në një skenë ndërkombëtare plot emocione dhe konkurrencë, Siparantum Choir nga Kosova rrëmbeu jo një, por dy çmime të mëdha: Medaljen e Artë (Golden Medal) për performancën e jashtëzakonshme Çmimin Special për Programin Kontemporan më të Mirë dhe Interpretimin në Skenë.
Ky sukses është një moment historik për muzikën dhe kulturën e Kosovës, duke e vendosur vendin tonë në hartën globale të muzikës korale, transmeton albinfo.ch.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që përmes artit, kulturës dhe muzikës po arrijmë të dëshmojmë potencialin e jashtëzakonshëm që kemi si shoqëri. Dy çmimet e fundit janë një dëshmi e suksesit të përpjekjeve dhe punës sonë të palodhur gjatë këtyre viteve. Ky vlerësim është një motivim i fuqishëm për të vijuar përpara dhe për të arritur horizonte të reja”, ka thënë për albinfo.ch, dirigjenti, Memli Kelmendi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor