Lajme
Zvicra anëtarësohet në sistemin e mbrojtjes ajrore të Evropës
Kreu i armatimeve Urs Loher nënshkroi deklaratën e pranimit, duke e bërë Zvicrën anëtaren e 15 të Sky Shield
Zvicra ka nënshkruar marrëveshje me Iniciativën Evropiane të Mburojës së Qiellit (ESSI), një projekt që synon të ndërtojë një sistem të unifikuar të mbrojtjes ajrore dhe raketore në të gjithë Evropën.
Sistemi u iniciua nga Gjermania pas pushtimit rus të Ukrainës, dhe është krijuar për të lejuar vendet evropiane të blejnë sisteme mbrojtëse dhe të stërviten së bashku.
Kreu i armatimeve Urs Loher nënshkroi deklaratën e pranimit, duke e bërë Zvicrën anëtaren e 15 të Sky Shield.
“Me pjesëmarrjen e saj, Zvicra po rrit mundësitë ndërkombëtare për bashkëpunim, pasi iniciativa mundëson koordinim më të mirë të projekteve të prokurimit, trajnimeve dhe aspekteve logjistike në fushën e mbrojtjes ajrore me bazë tokësore”, tha qeveria vendase.
Fokusi fillestar është në mbrojtjen ajrore me rreze të mesme me bazë tokësore, megjithëse bashkëpunimi mund të pasojë në mbrojtjen ajrore me rreze të shkurtër dhe më të gjatë, tha qeveria, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Projekti ka qenë objekt diskutimi në Zvicër, me kritikët që thonë se përfshirja e vendit bie ndesh me traditën zvicerane të neutralitetit.
Por qeveria sqaroi se projekti ishte në përputhje me statusin neutral të vendit sepse ai nuk përmbante asnjë detyrim dhe Zvicra ende mund të vendoste se ku të merrte pjesë dhe në çfarë mase.
Zvicra gjithashtu do të ishte në gjendje të tërhiqte bashkëpunimin e saj nëse një anëtar i Sky Shield përfshihej në një luftë.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara Njerëzit që vuajnë nga obeziteti tani kanë të drejtë për përfitime të AI në kushte të...
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel