Lajme

Meksikë: Autobusi me pasagjerë përplaset me kamionin e mallrave, 19 të vdekur

Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti ku një autobus me pasagjerë është përplasur me një kamion mallrash që transportonte misër në Meksikë.

Autobusi me 25 persona u përplas dhe u përmbys në një autostradë në shtetin Zacatecas të Meksikës, transmeton albinfo.ch.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, rimorkio ishte shkëputur nga një traktor kur autobusi i pasagjerëve e goditi atë, duke e detyruar atë të dalë nga rruga.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se ishte duke kryer hetime për të arrestuar shoferin e traktorit-rimorkio.