Shqipëria
Vota e diasporës në Shqipëri, kryetarja e komisionit rregullator: Për votim duhet t’i rinovojnë dokumentet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka filluar përgatitjet për implementimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet e vitit 2025.
Hapi i parë është hedhur në Komisionin Rregullator duke i hapur derën të gjithë emigranteve me apo pa dokumente identifikimi te vlefshme.
“Edhe një dokument identifikimi pasaporte apo karte identiteti, në momentin krijohet llogaria dhe behet kërkesa për regjistrim, mundet te përdorët dhe një dokument qe i ka kaluar afati i vlefshmërisë pasi në këtë moment këto dokumente duhen për të identifikuar shtetasin dhe nuk kanë lidhje me afatin e vlefshmërisë”, tha për Top Channel Ilirjana Nano, kryetare e Komisionit rregullator, transmeton albinfo.ch.
Tutje ajo ka sqaruar se pasaportat apo kartat e identitetit të skaduara mund të përdoren vetëm ne fazën e regjistrimit. Pas këtij momenti emigrantët duhet të nxitojnë të rinovojnë dokumentet e tyre të identifikimit në mënyre që te mos pengohen për te votuar.
“Pra ne momentin e regjistrimit mund të regjistrohen me një dokument qe i ka kaluar afati i vlefshmërisë sa i përket votimit do ndiqen të njëjtat kushte qe për cakton ligji për zgjedhësit brenda vendit, pra me dokument te vlefshëm”, tha ajo.
Në zgjedhjet e pranverës për herë të parë do ketë dy lista një për votuesit nga jashtë dhe një tjetër për ata brenda territorit. Por, nëse për arsye të ndryshme emigrantët do e kenë te pamundur të votojnë në shtetin ku ata jetojnë atëherë mund të kthehen në atdhe.
“Nëse një shtetas shqiptar ka shprehur dëshirën për të votuar dhe është regjistruar por vlerëson që në një afat të caktuar nuk mund rinovojë kartën e identitetit apo pasaportën përmes platformës elektronike ka të drejtën të kërkojë rikthimin në listën e zgjedhësve brenda vendit”, shprehet Nano.
Në ndihmë diasporës i ka ardhur dhe Ministria e Brendshme e cila në prag të zgjedhjeve parlamentare i jep mundësinë e rinovimit të kartës se identitetit apo pasaportës biometrike pa pasur nevojën për të aplikuar për të dy dokumentet njëherësh, duke u paraqitur pranë përfaqësive diplomatike në shtetin ku ata jetojnë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha