Shqipëria
Rama me lajm të mirë për shqiptarët e Amerikës, së shpejti linja direkte Nju-Jork-Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët e Amerikës, gjatë takimit që ai zhvilloi me një përfaqësi të tyre në Gotham Hall të Nju-Jorkut.
Ai njoftoi se kanë nisur diskutimet me kompaninë amerikane Delta për vendosjen e një linje ajrore direkte me Tiranën.
“Shqipëria ka aeroportin me rritjen më të madhe në Evropë dhe aktualisht po negocion me kompaninë Delta për një fluturim direkt nga SHBA në Shqipëri. Nuk e di se kur përfundon negociata. Ndërkohë do të hapim dhe aeroportin e Vlorës, i cili do të ketë pistën më të gjatë në rajon dhe është bërë e tillë për fluturimet transoqeanike dhe po bisedojmë me AirAlbania për një fluturim të drejtpërdrejtë dhe do ta bëjmë këtu në Nju-Jork. Por e sigurt është që koha e gjatë për të pasur një fluturim të drejtpërdrejtë nuk do të jetë më aq e gjatë dhe besoj se për një kohë të arsyeshme do ta sjellim avionin këtu”, tha Rama.
E-Diaspora
-
“Festivali i këngës dhe valles shqiptare”, një festë për shqiptarët në Nju Jork Ky ishte edicioni i 32 me radhë, i organizuar nga Qendra Kulturore “Nënë Tereza”, pranë Kishës...
-
Shqipëria njofton për pajisje me dokumente elektronike për shtetasit që jetojnë jashtë vendit
-
Edi Rama sot mban takim me shqiptarët e Amerikës në Nju-Jork
-
Nga Vjena në Shqipëri, ekstradohet një shtetas shqiptar
-
Në Gjermani janë regjistruar më shumë se 200 mijë qytetarë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane përballet me kritika për përfshirjen e mediave elektronike në ligjin për radio-TV Ndryshimet në Aktin Federal të Radios dhe Televizionit të Zvicrës (RTVA) janë pritur mirë në një...
-
Zvicra anëtarësohet në sistemin e mbrojtjes ajrore të Evropës
-
Studimi tregon se pagat e CEO-ve në Zvicër u rritën me 5% në vitin 2023
-
Ushtria zvicerane, pa softuer të logjistikës së luftës deri në vitin 2035
-
Kamerat e trupit për gjyqtarët e futbollit po bëhen temë në Zvicër