Lajme
Itali: 78-vjeçari e vret shqiptarin pasi zbulon se kishte një lidhje me gruan e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali. Një 45-vjeçar shqiptar u vra nga një 78-vjeçar.
Dritan H. u vra nga i moshuari Walter B., i cili edhe u arrestua.Vrasja ndodhi në afërsi të banesës së dorasit, në rrugën Varese, në Garbagnate Milanese, në veri të Milanos, në Itali.
Mediat italiane raportojnë se “viktima kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e autorit të dyshuar”. Sipas informacioneve të para, thuhet se shqiptari frekuentonte shtëpinë ku jetonte i moshuari me gruan e tij, gjithashtu shqiptare, transmeton klankosova, përcjell albinfo.ch.
Në orën 03:00 të mëngjesit të djeshëm, 45-vjeçari kishte shkuar në gjendje të dehur në banesën e çiftit dhe sulmoi gruan, në prani të djalit të saj 11-vjeçar, të cilin ajo e kishte nga një lidhje e mëparshme, jo me bashkëshortin aktual. Ky i fundit reagoi dhe me një pistoletë Beretta 22 që mbante në shtëpi, qëlloi dy herë në ajër për të trembur viktimën, i cili doli nga apartamenti dhe zbriti shkallët, në tentativë për t’u larguar. Por, i moshuari vendosi ta ndjekë dhe zbriti me ashensor.
Në katin e parë të ndërtesës, ata u ndeshën sërish, ku pati edhe një përleshje fizike mes tyre para se italiani të shkrepte armën duke e lënë të vdekur në vend 45-vjeçarin. Plumbi e goditi në gjoks Dritan H., që rezultoi të ishte fatal.
Walter B. u arrestua nën akuzën e “Vrasjes me dashje”. Në dëshminë e parë dhënë policisë mediat raportojnë se 78-vjeçari pranoi se ai qëlloi pas sherrit me 45-vjeçarin.
Ndërkaq, ai dha po ashtu edhe një tjetër dëshmi për prokurorët, por nuk dihen shumë detaje. Në vendin e ngjarjes u konfiskua edhe arma “Beretta 22”, që dyshohet se është përdorur në rast.
Sa i përket viktimës, Dritan H. ishte me banim në Milano të Italisë dhe përveçse i papunë, rezultonte person me precedentë penalë në trafikun e lëndëve narkotike, shfrytëzimin e prostitucionit, si dhe për vjedhje.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra