Kosova
Sulmi ndaj kryetarit të Pejës, Policia thotë se nuk e di cili është motivi
Mëngjesin e së shtunës dy persona kanë sulmuar kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Dy të dyshuarit për sulmin janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën për rastin, duke thënë që ende nuk dihet motivi.
“Dy meshkuj kosovarë (njëri prej tyre kryetari i Komunës së Pejës) derisa ishin duke ecur në rrugë janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, me ç ‘rast viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Pas një pune hetimore, dy të dyshuarit janë lokalizuar dhe janë arrestuar nga policia. Motivi i rastit nuk dihet. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti si dhe dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik