Lajme

Zvicra përballet me mungesë serioze të ilaçeve

Pikërisht me afrimin e dimrit dhe më shumë njerëz pritet të sëmuren, shoqata e farmacistëve Pharmasuisse paralajmëroi se midis 700 dhe 1000 ilaçe thelbësore nuk do të jenë të disponueshme në Zvicër në muajt e ardhshëm.

Më kryesorja prej tyre janë antibiotikët që përdoren kundër sëmundjeve bakteriale, si dhe amoksicilina dhe ko-amoksicilina, të përshkruara për infeksionet e fytit, hundës dhe veshit.

Alternativat, si klaritromicina dhe azitromicina, gjithashtu kanë filluar të preken nga këto mungesa, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Përveç antibiotikëve, mungojnë edhe spërkatjet e astmës dhe ilaçet kundër dhimbjeve me recetë.