Kosova
Më 3 nëntor, protesta e radhës në Medvegjë, “Kthema adresën!”
Të dielën e 3 nëntorit, në Medvegjë të Luginës së Preshevës do të organizohet protesta e radhës kundër diskriminimit, përmes pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit, shtypjes dhe shkeljeve që u bëhen shqiptarëve të kësaj komune.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga “Medvegja.net”, thuhet se më 12 gusht 2024, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Bujanoc, teksa më 23 shtator 2024 shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Preshevë.
“Protesta e caktuar e radhës në Medvegjë, më datën 3 nëntor 2024, me moton ‘’Kthema adresën’’, është edhe kundër diskriminimit, në përdorimin e gjuhës shqipe, të Simbolit Kombëtar, në investime e përfaqësime. Protesta e caktuar e radhës në Medvegjë është vazhdim i marshit protestues në Bujanoc dhe marshit protesues në Preshevë, që ishin mbajtur si protesta gjithëpopullore, me moton për IDENTITET e DINJITET, ishte marshimi përballë padrejtësive e diskriminimit, ku është përgjegjësi e përbashkët dhe e domosdoshme për të tashmen e të ardhmen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, thuhet në njoftim.
Tutje, sipas njoftimit, protesta është për të dëshmuar për të satën herë se përkundër mbajtjesë dhe organzimit të Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992, por edhe pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjesë së Konçulit, asnjë marrëveshje në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj krahine shumicë nuk është duke u zbatuar, dhe nuk mund të shtyhen pafundësisht.
“Dy marshet protestuese dhe protesta tani e paralajmëruar në Medvegjë, janë për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik