Lajme
Është hapur ekspozita e parë etnografike shqiptare në Zvicër
Kjo ekspozitë e veçantë dhe e para e këtij lloji në mesin e shqiptarëve të Zvicrës, është fryt i punës disavjeçare të 27 vjeçarit, Kristian Zefi
Sot dhe nesër në Rothrist (AG) do të qëndrojë e hapur ekspozita etnografike shqiptare, me eksponate nga trashëgimia kulturore materiale e shqiptarëve, pjesë e koleksionit privat të Kristian Zefit.
Kjo ekspozitë e veçantë dhe e para e këtij lloji në mesin e shqiptarëve të Zvicrës, është fryt i punës disavjeçare të një entuziasti të rrallë, 27 vjeçarit Kristian Zefi, shkruan albinfo.ch. I veçantë për angazhimin e tij në këtë fushë është edhe fakti se Kristiani, me rrënjë nga Shkodra, është i lindur dhe rritur në Itali ndërsa tash disa vite jeton në Zvicër.
Në hapjen solemne të ekspozitës, në mbrëmjen e 25 tetorit kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Ambasadat e vendeve të prejardhjes, në Bernë si: z. Rexhep Demiri, ambasador i Maqedonisë së Veriut, zonja Shukrije Ramadani, Zëvendës Ambasadore e Kosovës dhe Z. Valon Gashi, Sekretar i Parë në Ambasadën e Shqipërisë.
Ekspozita është hapur për publikun e gjerë sot, në orën 09.00 të mëngjesit dhe mund të vizitohet deri në orën 19.00. Po ashtu edhe nesër, më 27 tetor, ajo është e hapur në po këtë orar.
albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me autorin e ekspozitës, Kristian Zefin, të cilën do ta publikojë më vonë.
Adresa: Heimatmuseum, Bachweg, 18
Koha: 26 dhe 27 tetor, nga ora 09.00 deri në orën 19.00
4852, Rothrist (AG)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Edi Rama sot mban takim me shqiptarët e Amerikës në Nju-Jork Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në Nju-Jork një takim me shqiptarët e Amerikës, përcjell...
-
Nga Vjena në Shqipëri, ekstradohet një shtetas shqiptar
-
Në Gjermani janë regjistruar më shumë se 200 mijë qytetarë nga Kosova
-
Është hapur ekspozita e parë etnografike shqiptare në Zvicër
-
“Realitetet e luftës”: Alain Chin na e sjell në kujtesë luftën e Kosovës
Jeta në Zvicër
-
“Një fëmijë”: Një histori e fuqishme shqiptare në “Bern Film Club Festival” Filmi “Një fëmijë” ka fituar edhe çmimin “Filmi më i mirë kombëtar” në Festivalin Ndërkombëtar të...
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja