Lajme

Nga Vjena në Shqipëri, ekstradohet një shtetas shqiptar

I dënuar me mbi 3 vjet burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Mësohet se një shqiptar është ekstraduar nga Vjena në Shqipëri, i cili është dënuar me mbi 3 vjet burgim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, përcjell albinfo.ch.

“Ekstradimin nga Vjena, në Shqipëri, të shtetasit N. A., 26 vjeç, i lindur në Bulqizë, i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Elbasanit, me 3 vjet e 4 muaj burgim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. 26-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet.

Bashkëpunimi me homologët vijon.