Kosova

Shefi i Zyrës së BE-së: Kosova pritet të marrë mbi 880 milionë euro

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar për pritjen që i është bërë sot në aeroportin e Prishtinës shefes së Komisionit Evropian, Urusla Von Der Leyen, përcjell albinfo.ch. 

Orav ka shkruar se vizita e Von Der Leyen do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rrugën evropiane të Kosovës dhe rrugën drejt Planit të Rritjes të BE-së me 6 miliardë euro.

Shefi i Zyrës së BE-së ka thënë se pritet që Kosovës të marrë diku mbi 880 milionë euro.

“Një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rrugën e Kosovës në BE dhe Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së, me Kosovën që pritet të marrë mbi 880 milionë euro”, ka shkruar Orav.

https://x.com/AivoOrav/status/1850085995594551629?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1850085995594551629%7Ctwgr%5E1ca561c0a6d521719d873cd84d2f326dddd572eb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Freporteri.net%2Flajme%2Fshefi-i-zyres-se-be-se-pasi-von-der-leyen-arriti-ne-prishtine-kosova-pritet-te-marre-mbi-880-milione-euro%2F